Qeveria u përfshi në zgjidhjen e problemit me mungesën e naftës për autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik- Shkup. Në seancën e sotme të jashtëzakonshme është vendosur që qyteti i Shkupit të marrë hua një pjesë të rezervave shtetërore të naftës. Byroja e Furnizimeve Publike sot ndër të tjera ka marrë vendim me të cilin plotësohen kushtet për zhvillimin e procedurës negociuese pa shpallje të tenderit me qëllim të shkurtimit të afatit për blerjen e derivative të nevojshme për Qytetin e Shkupit. Me këtë veprim siç theksohet, Qeveria e mbyll çështjen me vështirësinë që ka lindur në funksionimin e Ndërmarrjes së Transportit Publik të qytetit. Në seancën e jashtëzakonshme ku u diskutua për mungesën e energetikëve për transport publik në territorin e Qytetit të Shkupit, u konstatua gjendja e keqe dhe mungesa e derivateve për nevojat e Ndërmarrjes së Transportit Publik, dhe në zgjidhjen e këtij problemi u angazhua edhe Qeveria. Qyteti i Shkupit e përshëndeti vendimin e qeverisë me të cilin siç thonë ata, përfundimisht u tregua se politika duhet të bëhet me arsye, jo me inate, dhe se nëse interesi publik është i pari, mund të veprohet në mënyrë konstruktive në interes të qytetarëve. Qyteti I Shkupit ia rikujton qeverisë se ka një borxh prej 500 milionë denarëve ndaj NTP Shkup për biletat standarde studentore dhe transportin falas të studentëve, që do ta stabilizonte plotësisht gjendjen në kompani. Po ashtu ata ftojnë grupin e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së që të ndjekë shembullin pozitiv të Qeverisë dhe me kujdes, me prioritet për interesat e qytetarëve, të marrë vendimet e nevojshme në Këshillin e Qytetit të Shkupit për përmirësimin e kushteve në transportin publik. Ka dy ditë që në rrugët e kryeqytetit qarkullojnë vetëm 25 autobuzë, nga 150 sa nevojiten gjithsej. /SHENJA/
Data 18.09.2025
Aktuale
- Në dy komunat e Maqedonisë së Veriut ka më shumë votues sesa banorë
- Andonovski: Nuk guxojmë të lejojmë që IA të tejkalojë aftësitë tona për manaxhim, duhet të formohet kuadër ligjor
- Ramadani, djaloshi që po sfidon rutinën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut
- Brohoritjet antishqiptare në Kumanovë, fajtorët ende të lirë, policia ende nuk ka dorëzuar asnjë padi penale
- Katër persona nga Shkupi kapen duke vjedhur bustin prej bronzi në Varrezat e Butelit
- Tre fëmijë përfundojnë në spital, dyshohet se konsumuan karamele pranë një koshi mbeturinash
- Dy vjet burg për Lidija Dimovan, për keqpërdorim të programeve evropiane arsimore
- E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, viziton SPAK: Diskutim me Altin Dumanin për punën e guximshme të SPAK e BKH! Bashkëpunimin për të goditur krimin ndërkombëtar


