Fakti që në kryeqytetin e vendit nuk ka transport, pengon të drejtën themelore të nxënësve për t’u arsimuar, theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, e pyetur për problemin me transportin urban në Shkup.
„Analiza e Ministrisë nga E-Ditari tregoi se nuk ka dallim të theksuar në mungesa të paarsyeshme në këtë periudhë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Supozoj se nxënësit dhe prindërit po bëjnë më të mirën që munden, përkatësisht po organizohen që fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë, por edhe mësimdhënësit kanë mirëkuptim në lidhje me këtë që po ndodh. Situata është shumë e keqe dhe është e turpshme që në kryeqytetin e Maqedonisë të ju mohohet e drejta e nxënësve për arsim adekuat, të garantuar me Kushtetutë”, potencoi Janevska, duke shtuar se të gjitha përpjekjet e bëra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë të palejueshme ndryshimet për përmirësimin e cilësisë së arsimit, për t’u parandaluar për shkak të mosorganizimit të autoriteteve të qytetit.
Shpresoj se autoritetet e qytetit do ta marrin seriozisht këtë situatë dhe urgjentisht do të gje-jnë zgjidhje të përshtatshme.
Ministrja theksoi se i mbështët studentët të cilët paralajmëruan se do t’i bashkohen protestës para Qytetit të Shkupit, nëse nuk zgjidhet problemi me transportin e qytetit.
“Studentët kanë të drejtë të plotë, kanë të drejtë të shprehin revoltën e tyre në ç’farëdo lloj mënyre të përshtatshme dhe nëse kjo është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje për problemin e tyre, unë i mbështes ata”, u përgjigj Janevska.