Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoskit që ta votojnë Ligjin për gjuhën shqipe. Ai duke iu referuar deklaratës së Mickoskit, i cili dje tha se gjuha shqipe nuk rrezikohet dhe nuk i pengon askujt, tha se meqë Mickoski nuk është kundër gjuhës shqipe, duhet të hiqet 20% dhe gjuha shqipe të bëhet pjesë Kushtetutës.
ZIADIN SELA, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT
“Oferta ime publike do të ishte, meqë është kështu, unë ju bëjë apel, hajde të ulemi dhe shpejtë ta hapim kushtetutën dhe ta heqim 20% nga kushtetuta dhe gjuha shqipe të jetë pjesë e kushtetutës ashtu siç e meriton. Ja këto që japin deklarata të tipit që nuk janë kundër por që orë e çast i tregojnë Gjykatës Kushtetuese në deklarata publike se në cilët nene të ligjit duhet të ndërhyjnë, ja ku e kanë mundësinë meqë nuk kanë asgjë kundër. ”
Sela thotë se ASH dhe FRONTI EUROPIAN e mbështesin votimin e ligjit të gjuhës shqipe, për të cilën bëri thirje që bashkarisht ta votojnë sepse siç thotë ai duhen vota të 80 deputetëve.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/