Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në kuadër të Samitit të shtatë digjital në Talin foli në sesionin Teknologjitë digjitale dhe menaxhimi në Ballkanin Perëndimor, që ishte pjesë e panelit për Rezistencën kibernetike dhe partneritet në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Siç informoi Minsitria e Transformimit Digjital, fokusi i panelit ishte të këmbehen mendime për zbatimin e teknologjive të reja në sektorin publik dhe privat, rreziqet nga sulmet kibernetike, si dhe mundësitë për zbatim të praktikave më të mira për përmirësim të proceseve të menaxhimit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Andonovski në fjalimin e tij theksoi se qytetarët duhet të jenë në zemrën e procesit të transformimit digjital.
“Digjitalizimi është forca shtytëse kryesore për inovacione, konkurrencë dhe rritje më të gjithë sektorët. Hapë mundësi të reja, duke i ndihmuar qytetarët dhe kompanitë ta marrin më të mirën nga bota e lidhur në mënyrë të ndërsjelltë”, deklaroi Andonovski.
Ministri Andonovski e potencoi rëndësinë e partneritetit me BE-në, por edhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë për përforcim të sigurisë kibernetike dhe zbatimin e teknologjive inovative që, ndërkaq, do të krijojnë institucione më efikase dhe transparente.
Samiti digjital në Talin konsiderohet si një prej ngjarjeve mët ë rëndësishme për digjitalizim në Evropë. Mbahet çdo vit dhe tërheqë rreth 600 mysafirë prej mbi 60 vendeve, prëfshirë përfaqësues nga Parlamenti evropian, ENISA, Banka botërore, NATO, KB dhe kompani kryesore teknologjike. Samiti përfshin tema kyçe lidhur me digjitalizimin, inovacionet dhe sigurinë kibernetike. Këtë vit, ngjarja përfshin 40 panel diskutime dhe sesione për këmbim të ideve dhe përvojave të cilat do ta formojnë zhvillimin digjital të së ardhmes.
Ministri Andonovski gjatë qëndrimit në Talin u tkaua edhe me kryeminsitrin e Estonisë, me ministren e Drejtësisë dhe Çështjeve Digjitale të Estonisë, Liisa-Li Pakosta, ministren e Ukrainës, Ionan dhe me përfaqësus ët lartë të Akademisë për e-menaxhim të Estonisë dhe Qendrës për kompetenca për siguri kibernetike në suaza të kësaj Akademie të shquar.