ProCredit Bank prezantoi Kredinë e re për banesa që ofron kushte konkurruese dhe është e dedikuar për personat që planifikojnë të investojnë në një shtëpi të re ose të rifinancojnë kreditë ekzistuese për banesa. Oferta e re ofron kushte transparente dhe norma fikse interesi për një periudhë 5 dhe 10 vjeçare, duke mundësuar stabilitet dhe siguri.
Krahas normave fikse të interesit, të cilat janë vetëm 3,25% për 5 vitet e para dhe 3,6% për 10 vitet e para, kredia e re e ProCredit Bank është pa shpenzime për pagesë, si dhe pa policë të detyrueshme të sigurimit të jetës.
Një tjetër përparësi e rëndësishme është se klientët kanë mundësinë të përdorin 20% të mjeteve për rregullimin apo rinovimin e shtëpisë, gjë që rrit edhe më shumë atraktivitetin e kësaj oferte.
“Kemi krijuar kredinë për banesa me qëllim që t’u ofrojmë klientëve tanë mbështetje në realizimin e planeve të tyre duke ofruar siguri financiare dhe mundësinë e planifikimit afatgjatë përmes parashikueshmërisë në shlyerje. Me normat fikse të interesit dhe mungesën e shpenzimeve shtesë të fshehura, ne besojmë se kemi ofruar kushtet më të favorshme për ata që duan të bëjnë një hap të rëndësishëm drejt një shtëpie të re ose të optimizojnë një kredi ekzistuese”, sqarojnë në ProCredit Bank.
Kredia për banesë është krijuar për klientët që kërkojnë një partner të besueshëm, duke u ofruar atyre stabilitet në planifikimin financiar me këste mujore fikse.
ProCredit Bank vazhdon të theksojë përkushtimin e saj ndaj transparencës dhe fokusimit ndaj klientit, duke ofruar zgjidhje që sigurojnë qëndrueshmëri financiare afatgjatë.
Të gjitha informacionet rreth Kredisë së re për banesë të ProCredit Bank mund të gjenden në linkun e mëposhtëm.