Nesër në “Arenën e Vizioneve” në Tetovë për hir të Ditës Botërore të Filizofisë do të flet profesori Kushtrim Ahmeti.
“Për nder të Ditës Botërore të Filozofisë, ju ftojmë të merrni pjesë në një bisedë të thellë me filozofin Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, mbi temën: “Filozofia si Paradigëmë për Perspektivat e së Ardhmes”. Ky diskutim do të shqyrtojë rolin e filozofisë në formësimin e mendimit dhe vizionit tonë për të ardhmen, si dhe ndikimin e saj në sfidat dhe mundësitë që na presin.
🗓️ Data: 21.11.2024 – E Enjte
🕒 Ora: 19:00
📍 Vendi: Vizion-M, Tetovë. (Afër Restaurant Oslo)” – thuhet në njoftimin e Vizioni – M, Tetovë.