Në intervistë për RTK Prime kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se për shkak të politikave të gabuara të Qeverisë së kaluar të rinjtë po ikin e nuk kthehen.
“Pikërisht për shkak të atyre politikave të gabuara mbushen autobusët me shqiptarë në Tetovë, në Gostivar, në Kërçovë dhe ata ikin e nuk kthehen. Përderisa jemi të ngujuar në moçalin politik dhe përderisa kthehemi në temat e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, ne nuk mund tu ofrojmë të rinjve ardhmëri. Sot Bota po flet për inteligjencën artificiale, Bota flet për një marrëveshje më të madhe të gjelbër, Bota flet për teknologjinë e raketave hapësinore Bota flet për gjëra shumë më të rëndësishme sesa nëse ka qenë kështu apo ashtu, diçka që paraqet temë që është temë e së kaluarës”.
Mickoski thekoi se respekton çdo qytetar që ndjehet krenar me origjinën e tij.
“Askush nga ne nuk është, ja unë jam Maqedonas etnik dhe jam krenar për origjinën time, nuk kam asgjë kundër asnjërit nga bashkëqytetarët e mi, nëse është krenar për origjinën e tij dhe i përdor karakteristikat e veta”, theksoi Mickoski.
Kryeministri shtoi se më e rëndësishme është që politikanët të fokusohen në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve, duke marrë si shembull fokusin e Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ku pritet që së shpejti këmbimi tregtar mes dy vendeve të jetë mbi 500 milion euro./ora24.tv
Data 25.11.2024
Aktuale
- Taravari: Funksionarë të BDI-së po lëvizin nëpër zyra të hetuesisë dhe prokurorisë
- EMRI/ U vra përpara një lokali, kush është 42-vjeçari shqiptar që u gjet i vdekur në trotuar! Arrestohet bashkatdhetari i tij
- SPB Tetovë i shpallë luftë krimit brenda policisë
- Më në fund, sot nuk pati pritje dhe tollovi për autobusë në Shkup
- “Funksionarë të BDI-së lëvizin nëpër zyra të hetuesisë dhe prokurorisë”, Taravari: Shumë shpejt do ta shihni se kush janë
- Ishte në orarin e punës, lëndohet rëndë 45-vjeçari nga Gostivari
- Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
- Bullgari-Shpërthen tym në autobusin që udhëtonte për në Maqedoni