Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend ku po diskutohet për buxhetin 2025, u ndal te vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani.
Spiropali tha se humbja tragjike e 14-vjeçarit dje dyshohet se e ka zanafillën nga gjuha e urretjes në rrjete sociale dhe u bëri thirrje kolegëve të opozitën të bëhen bashkë kundër këtij fenonemni, duke vepruar vendosmërisht dhe institucionalisht.
“Të dashur qytetarë të Shqipërisë, të nderuar deputetë, në ditën e dytë të diskutimit për buxhetin e vetiti 2025, dëshiroj të them dy fjalë për procedurat parlamentare.
Po miratohet një dokument që nuk ka vetëm shifra dhe statistika, por edhe vizion. Buxhetin duhet ta trajtojmë si burim zhvillimi, një Shqipëri me ekonomi tregu, me njerëz dhe institucione dhe komunitete solidare, që ndërton një shoqëri mbron qytetarët nga dhuna dhe krimi.
Prej dje po mundohem ti mbaj lotët për Martinin, 14-vjeçarin që humbi jetën dje tragjikisht prej bashkëmoshatarit të tij që dyshohet se e ka zanafillën në gjuhën e urrejtës, dhunën, abuzimin që vjen nga rrjetet sociale.
Kjo dhunë një fëmijë i mori jetën, një tjetër e shtyu në krim. Ngushëllime familjes së viktimës së dhunës. Jemi pranë jush në dhimbjen tuaj të madhe. Shërim të shpejt djalit të plagosur.
Kjo ngjarje e rëndë nuk duhet të përdoret për politikë të ditës. Detyra jonë është të reagojmë vendosmërisht dhe institucionalisht. Të bëhemi bashkë kundër dhunës në internet. Të kërkojmë më shumë llogari dhe zbatimin e ligjeve për sigurinë në shkolla. Të punojmë për një Shqipëri kur rriten investimet, por paralel me të të rriten burimet, mundësitë për njerëzit e dobët, të paaftit dhe ata me aftësi ndryshe. Një shoqëri që jep drejtësi jo vetëm në sallën e gjyqit por në të gjitha shkallët e jetës së saj”, tha Spiropali.
Ndër të tjera, kryetarja e Kuvendit foli dhe për buxhetin, ku tha se siguron kushte për mirëqenie jo me slogane e britma politike elektorale dhe populizëm, por në një logjikë racionale zhvillimore, ekonomike dhe financiare.
“Buxheti nuk është për ekonominë, por për njerëzit. Prandaj projektligji duhet të mobilizojë burimet financiare njerëzore për realizimin e vizionit tonë të qartë për rrugën që do të ndjekë Shqipëria vitin e ardhshëm.
Buxheti i vitit 2025 garanton trendin pozitiv, të tre indikatorëve të rëndësishëm makroekonomik. Qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në nivelin 3.9%, rritjen e të ardhurave buxhetore tatimore, uljen e borxhit publik.
Stabiliteti makroekonomik është garanci për përmirësimin e treguesve mikroekonomik, përmirësimin e gjendjes së bizneseve dhe familjeve
Ky buxhet sigurimin e kushteve për mirëqenie jo me slogane e britma politike elektorale dhe populizëm, por në një logjikë racionale zhvillimore, ekonomike dhe financiare.
Një tipa dallues i këtij buxheti është ndikimi i rritjes ekonomike në mirëqenie për të gjithë.
Buxheti adreson në mënyrë prioritare sektorë të zhvillimit social dhe njerëzor, jo me karamele elektorale, por me politika afatgjata dhe programeve zhvillimore.
Buxheti niset nga vizioni se qëllimi i qeverisjes nuk duhet jetë varësia e qetarëve nga skemat e ndihmave pasive, por zgjerimi i tyre në tregun e punës.
Suksesi i reformave në sistemin e mirëqenies, nuk matet me ata që hynë në skemë, por me ata që dalin.
Një shtesë ndihmë ekonomike është kurdoherë e dobishme, por më e dobishme është përmirësimi i qendrave sociale, shkolla dhe rrugëve.
Ky nuk është një buxhet ideal, por real që mbështetet në mundësi që ka vendi në këtë fazë”, tha ajo.