Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova është optimist se çështjet mund të ecin përpara shumë shpejtë dhe vendi t’i nisë negociatat me Bashkimin Evropoan. Presidentja në një intervistë për TMV 1 tha se zgjidhja për kontestin me Bullgarinë është zgjidhja që ndryshimet kushtetuese të hyn në fuqi pas anëtarësimit. Ajo tha se për këtë zgjidhje, ka biseduar edhe me presidentin bullgar, por edhe me të gjithë përfaqësues të tjera të vendeve të BE-së.
Gordana Siljanovska – Davkova, presidente e RMV-së
“Pres të ndodhë e njëjta gjë. Pritjet e mia nuk janë fiktive, ato bazohen në bisedimet tona në Nju Jork. Unë gjithashtu kumtova propozimi tonë për zgjidhje, një zgjidhje Solomoni, në Nju Jork në takime me shumë politikanë të shquar. Mendoj se më kanë kuptuar dhe mendoj se tani është radha e BE-së dhe zoti Radev vazhdimisht i referohet BE-së dhe e cilëson problemin, jo si dypalësh, por shumëpalësh, që duhet të vijë deri në fund të vitit. Besoj në seriozitetin e premtimeve të tilla. Unë e kam kumtuar edhe pozicionin tonë edhe pozicionin tim edhe në takimin me kryeministrin belg, por edhe në takimet me të gjithë të tjerët, veçanërisht me ata të Grupit të Vishegradit dhe të gjithë ata që na ndihmojnë. Nga të gjithë kam dëgjuar se ju keni bërë shumë, keni bërë edhe të pamundurën. Madje ddhe tani po ofroni një kompromis”.
Gjatë kësaj interviste, presidentja foli edhe për komisioni për falje për të cilin tha se, komisioni i ri do të konstituohet për dy-tre ditë. Në mesin e anëtarë të komisionit do të jetë gjykatësja e pensionuar e Gjykatës Supreme Millka Ristova, profesorët Oliver Baçanoviq, Afet Mamuti, Aleksandra Gruevska dhe Dragana Batiq.
Gordana Siljanovska – Davkova, presidente e RMV-së
“Më e rëndësishmja për këtë komision është së pari, sepse po vjen Viti i Ri, ndërsa atëherë ka falje, për të bërë. Por, sa më shpejtë të jetë e mundur duhet të thërrasë anëtarët e të gjitha komisioneve të mëparshme për falje, për të dëgjuar vërejtjet, përvojat dhe sugjerimet e tyre. Pastaj, po ashtu kryetarja e Komisionit të thirrë seancë dëgjimore, ju e dini se është përgatitur një version pune i Ligjit për falje. Ligji ynë për amnisti tani është me shumë defekt, pas ndryshimeve, pra shfuqizimit të dispozitave nga Gjykata Kushtetuese, vërtet na duhet një ligj në përputhje me ato evropian dhe mendoj se atëherë Komisioni do të mund ta marrë barrën e vendimmarrjes”.
Kujtojmë se, anëtarët paraprak të Komisionit për Falje më 26 tetor njoftuan presidenten se po paraqesin dorëheqje kolektive nga pozitat në komision. Ky akt vjen pas vendimit për faljen e dhjetë personave me rastin e 23 tetorit, me të cilin u përfshin edhe pjesëtar të narko grupeve, ish kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski i akuzuar për keqpërdorim detyre dhe Marjan Efremov, i akuzuar i parë në aferën “Spiun”.
Teuta Buçi /SHENJA/