Nuk është Blerim Ramadani rasti i vetëm i arrestimit të një ish ushtari të UÇK-së. Në kohën e Ahmetit kishim disa raste të njëjta të arrestimeve të ish-ushtarëve të UÇK-së. Kështu ka deklaruar njëri nga liderët e VLEN, Arben Taravari në emisionin Interaktiv.
“Ramadani ishte në arrest shtëpiak. Ta keni parasysh se të gjithë Prokuroria dhe Gjykata ende janë persona të cilat janë punësuar dhe vendosur në kohën e qeverisjes së BDI-së. Urdhri për t’u mbajtur në arrest ish-ushtari i UÇK-së erdhi nga një njeriu shumë të afër i Ahmetit, i cili për të na vendosur neve në një pozicion të keq, vendosi që ai të mbahet në vend. Por ne ja mundësuan që brenda disa jave ai të kthehet në Kosovë”, tha Taravari.
Taravari nënvizoi se në të ardhmen nuk do të mund të arrestohet asnjë ish-ushtar i UÇK-së ndaj të cilit nuk ka asnjë procedurë penale të ngritur.
Data 30.05.2025
Aktuale
- Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme! Ja sa do të jenë temperaturat
- Investimet “lule mos me prek”, bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor
- Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit, kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
- Sondazhi i porositur nga Komisioni Evropian: Rënie drastike e besimit të qytetarëve në Qeverinë e Serbisë
- Përmbytje në Nigeri, të paktën 26 persona humbin jetën
- “Në ’62 filluam të transmetonim direkt një ndeshje futbolli, por na mori flakë kamera. Aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
- Tridhjetë e gjashtë vjet nga vrasja e Ali Ajetit
- Franca ndalon pirjen e duhanit në hapësirat publike ku mund të jenë të pranishëm fëmijët!