Operatori telekomunikues MTEL, anëtar i Grupit Telekom Serbia, ka përfunduar me sukses procesin e blerjes së Lyca Mobile, që shënon një moment të rëndësishëm në përkushtimin e kompanisë për zgjerimin e shërbimeve të saj dhe pasurimin e përvojave të përdoruesve në Maqedoni.
“Kemi kënaqësinë e veçantë që mund të njoftojmë se negociatat dhe të gjitha procedurat administrative për marrjen e operatorit telekomunikues Lyca mobile kanë përfunduar me sukses dhe që nga sot Lyca mobile do të bëhet MTEL. Ne kemi besim se përdoruesit që i bashkohen familjes MTEL me këtë marrëveshje do të jenë të kënaqur me rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe përfitimeve që ne u ofrojmë atyre si operator telekomunikacioni. Si kompani, ne jemi krenarë që u mundësojmë atyre të përjetojnë një eksperiencë dixhitale të ndryshme duke përdorur telefoninë celulare nga MTEL, por edhe shërbime të tjera si TV satelitor, internet, platformë transmetimi MOVE. Kjo është një blerje që është pjesë e planeve tona strategjike për rritjen dhe zhvillimin e tregut maqedonas të telekomunikacionit, plan të cilin ne vazhdojmë ta zbatojmë për të rritur pjesën e tregut, numrin e përdoruesve, numrin e të punësuarve dhe ofertën e shërbimet më të mira të telekomunikacionit për përdoruesit maqedonas”, thotë drejtori i përgjithshëm i MTEL, Marko Lopiçiç.
Me këtë marrëveshje familjes MTEL i bashkohen afro 60 mijë përdorues, të cilëve kompania angazhohet të sigurojë një kalim të qetë drejt shërbimeve MTEL.
Klientët ekzistues të Lyca Mobile do të kenë një kalim pa probleme në rrjetin MTEL, me disa përfitime të reja:
- Paketat e përmirësuara të internetit: Përdoruesit do të vazhdojnë të gëzojnë të njëjtat përfitime si më parë, me rritjen e lejimit të të dhënave për paketat aktuale. Përveç kësaj, MTEL ka prezantuar dy paketa të reja të dizajnuara për të ofruar vlerë edhe më të madhe.
- Opsione fleksibël të rinovimit të paketës: Për lehtësi të shtuar, klientët tani mund të zgjedhin rinovimin automatik të paketës për 3, 6 ose 12 muaj.
- Minuta falas në zonën MTEL: Të gjithë përdoruesit do të kenë akses në 1000 minuta telefonata falas në zonën MTEL, gjë që do të përmirësojë më tej mundësitë e tyre të komunikimit. Zona MTEL përbëhet nga: Maqedonia (MTEL MK), Serbia (mts), Mali i Zi (m:tel), Bosnja dhe Hercegovina (m:tel), Zvicra (MTEL Zvicër), Austria (MTEL Austria) dhe Gjermania (MTEL Gjermani)
- Oferta me kontratë dhe blerja e pajisjes: Për ata që dëshirojnë të kalojnë në një plan me kontratë, MTEL ofron fleksibilitetin për të transferuar numrin e tyre në postpejd dhe për të blerë pajisje celulare me këste.
- Qasja në portofolin më të gjerë të shërbimeve të MTEL: Përdoruesit tani mund të bashkojnë shërbimet e tyre ekzistuese me oferta të tjera nga portofoli i produkteve të MTEL.
Migrimi i përdoruesve do të bëhet në faza për të siguruar një tranzicion të qetë. Përdoruesit do të marrin një njoftim SMS 24 orë përpara transferimit të tyre të planifikuar në rrjetin MTEL MK.
Pas migrimit, emri i operatorit të pajisjes së përdoruesit do të ndryshojë në “MTEL MK”. Nëse edhe pas kësaj “MTEL MK” nuk shfaqet në seksionin e operatorit, do të jetë e nevojshme të rindizni pajisjen. Në rastet kur është e nevojshme, do të sigurohet zëvendësimi i kartës SIM.
Fokusi i MTEL mbetet në ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë për klientët dhe sigurimin e një tranzicioni të qetë për të gjithë klientët në familjen MTEL.
Për më shumë informacion vizitoni www.mtel.mk ose telefononi në numrin 15 010.