Gjuha shqipe nuk ka qenë kurrë gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut. Atje nuk ka ligj për gjuhën shqipe, por ka ligj për përdorimin e gjuhëve që e flasin 20% e popullsisë. Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti në konferencën për media, pas mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare me RMV-në, i pyetur se a po rrezikohet shqipja në Maqedoni të Veriut.
ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS
“Ju e dini që në Kosovë, ndonse shqiptarë janë rreth 93%, 4% i kemi serb, edhe serbishtja është gjuhë zyrtare. Por në Maqedoninë e Veriut nuk mund të thuhet që na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po u rrezikoka”.
Ndërsa kryeministri i RMV-së rikujtoi se gjykatësit kushtetues të cilët do të vendosim për ligjin e gjuhëve janë zgjedhur nga përbërja e kaluar BDI-LSDM.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I RMV-SË
“Ata gjykatës që aktualisht janë gjykatës kushtetuese janë zgjedhur nga shumica BDI dhe LSDM dhe unë sinqerisht nuk e di përse është kjo përshtypje se ne ndikojmë apo jemi të gjithëpushtetshëm se i kontrollojmë të gjitha partitë politike në Maqedoni”.
Kryeministrat përmendën edhe rrugët Shkup -Bllacë dhe Tetovë-Prizren.
ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS
“Ne mirëpresim përfundimin e autostradës nga Bllaca për në Shkup më në fund 10 kilometrat e mbetur që do të lidhte autostradën e Maqedonisë së Veriut dhe atë Arbër Xhaferi dhe së bashku të angazhohemi për jetësimin e tunelit që lidh Prizrenin me Tetovën, angazhim tash më i marrë nga dy vende tjera”.
Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski pritjen e delegacionit të RMV-së e quajti të jashtëzakonshme dhe me të gjitha nderimet shtetërore.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I RMV-SË
“Me lejoni te shpreh falenderimet për pritjen jashtëzakonisht të mirë nga ana juaj me të gjitha nderimet që si Qeveri na i bëtë”.
Sa i përket thirrjeve për “shpëtim” të gjuhës shqipe, zëvendës kryeministri Izet Mexhiti, tha se në RMV nuk ka patur ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, por ligj për gjuhën që e flasin mbi 20% e qytetarëve të Maqedonisë.
IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTWR I RMV-SW
“E dyta, nuk rrezikohet nga Qeveria e Maqedonisë, por ka një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, ku 9 gjykjatës janë zgjedhur nga Qeveria LSDM-BDI. Pra, problemin e bëjnë gjykatësit që kanë mandat nga shumica e kaluar”.
Në mbledhjen e dy qeverive janë nënshkruar edhe tre marrëveshje, vendosja e një pike të vetme kufitare në Jazhinc- Glloboçic, Han i Elezit-Bllacë, si dhje nje marrëveshje për energjetikë dhe një për arsim.
Kjo mbledhje ndërqeveritare përkoi me shënimin e 15 vjetorit të vendosjes së raporteve diplomatike mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj periudhe janë nënshkruar mbi 50 marrëveshje e memorandume.
Përndryshe Kurti bëri të njohur se vetëm nëntë muaj lëvizja e qytetarëve nga te dyja anët të RMV-së dhe Kosovës, ka kaluar shifren e 5 milion.
Emine Ismaili /SHENJA/