Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në konferencën për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti tha se takimi ka qenë shumë produktiv gjë që sipas tij, është e rëndësishme për përforcimin e marrëdhënieve të mëtutjeshme.
Ai tha se kanë biseduar për përforcimin ekonomik, dhe se kanë arritur marrëveshje për pika të rëndësishme që do të mundësojnë përaparim ekonomik të dyja vendeve.
Mickoski, shkruan SHENJA, tha se kanë diskutuar edhe për angazhimin për anëtarësim në BE.
“Jemi të bindur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe jam i bindur se së bashku mund të kalojmë sfidat”, tha Mickoski.
Mickoski tha se shumë kohë Ballkani ka harxhuar kohë në çështje politike duke lënë anash çështje që janë të rëndësishme dhe vitale për qytetarët e Shkupit dhe Prishtinës.
“Këtu jemi për jetë më të mirë dhe ky ishte motivi për të nënshkruar protokollet dhe memorandumet. Është koha për të folur për ardhmërinë dhe jo për të kaluarën”, tha mes tjerash Mickoski.
Data 26.11.2024
Aktuale
- E çmendur, PSG-ja e paguante Neymarin 200 mijë euro për duartrokitje
- “Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet”- Banka Botërore: Është një nga vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Europë
- ‘Jam lodhur psiqikisht’, Edi lë shtëpinë!
- Në gjendje të rëndë shëndetësorë- Shfaqen pamje të reja të Sarës në dhomën e rrëfimit
- PSG-ja e paguante Neymarin 200 mijë euro për duartrokitje
- “Kjo k*rva..” Publikohen pamje nga situata që trazoi shtëpinë me fjalë fyese
- Ekspertët shqyrtojnë fenomenin e vitaminave magjike që premtojnë rritje të shpejtë për adoleshentët
- Protestat për Martin Canin, aktivisti: Nëse nuk plotësohen kërkesat tona, jeta e fëmijëve do të jetë në rrezik! Kjo është një betejë e cila duhet fituar…