Një prej 14 vjeçarëve të përfshirë në konfliktin me thika në shkollën 9 vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet, raportohet të jetë në gjendje kritike shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy të miturit kanë përshkallëzuar sherrin e tyre duke përdorur thika.
Të dy adoleshentët kanë mbetur të plagosur, por i mituri, i identifikuar L.C., raportohet të jetë në gjendje të rëndë.
Nuk ka informacion se si është gjendja e të miturit tjetër.
Priten informacione të mëtejshme nga Policia e Shtetit.