Në mbledhjen e përbashkët qeveritare mes Shkupit dhe Prishtinës, kryeministri kosovar Albin Kurti nuk la pa përmendur se pret përfunimin e rrugës Shkup-Bllacë dhe atë Tetovë Prizren.
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës
“Ne mirëpresim përfundimin e autostradës nga Bllaca për në Shkup më në fund 10 kilometrat e mbetur që do të lidhte autostradën e Maqedonisë së Veriut dhe atë Arbër Xhaferi dhe së bashku të angazhohemi për jetësimin e tunelit që lidh Prizrenin me Tetovën, angazhim tash më i marrë nga dy vende tjera”.
Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski pritjen e delegacionit të RMV-së e quajti të jashtëzakonshme dhe me të gjitha nderimet shtetërore.
“Me lejoni te shpreh falenderimet për pritjen jashtëzakonisht të mirë nga ana juaj me të gjitha nderimet që si Qeveri na i bëtë”.
Tani pritet që dy kryeministrat të deklarohen edhe para mediave.
Data 09.01.2026
Aktuale
- Riaktivizohet sërish zjarri në tregun e rrobave te “5 Maj”
- Rusia godet Ukrainën me raketën balistike Oreshnik, një nga armët e saj më të fuqishme
- Sekuestrimi i mbi një milion euro në xhirollogari bankare, të holla ‘kesh’, ari e aksesorë – gjithçka nga aksioni i Prokurorisë lidhur me keqpërdorimet në BKS
- Parashikimi i motit për sot, ja zonat kur priten reshje. Temperaturat ulen deri në -6 gradë në zonat malore
- Bosnja shprehet e gatshme për të dërguar trupa paqeruajtëse në Gaza
- Rikthehen gjuetarët, Begaj i jep “OK” ligjit, bie ndalimi mbi 10-vjeçar
- Grenlanda në tryezën e fuqive të mëdha, SHBA rrit presionin për kontrollin e ishullit
- Sherr në burgun e Reçit, Astmer Bilali dhe Mikel Thani përfundojnë në spital në Tiranë! E shkuara e errët e dy të dënuarve


