Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës të hënën do të mbajnë mbledhje të përbashkët në Prishtinë me qeverinë e Kosovës. Zëvendëskryeministri Arben Fetai, informoi se kjo mbledhje mes dy qeverive është një hap historik drejt forcimit të marrëdhënieve tona të shkëlqyera bilaterale dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal! “Në përgatitje për këtë ngjarje të rëndësishme, sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi informacionet për tre marrëveshje që do të nënshkruhen me Republikën e Kosovës: Protokolli për pika të përbashkëta kufitare (one stop shop) në Bllacë-Hani i Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë, për të lehtësuar qarkullimin midis popujve dhe bizneseve tona. Marrëveshje energjetike, për shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike, si përgjigje ndaj sfidave të tranzicionit energjetik dhe krizës energjetike në rajon. Memorandum për arsim, shkencë dhe inovacion, që fokusohet në arsimin profesional dhe trajnimin për të rriturit, si dhe këmbim përvojash, literaturash dhe projekte arsimore mes dy vendeve”, ka njoftuar Fetai. /SHENJA/
Data 03.11.2025
Aktuale
- Haqim Ramadani kërkon takim me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës
- KSHZ-ja ka shpallur rezultatet fillestare jozyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale
- Kasami: Rezultati tregon se VLEN është në rrugë të drejt
- Rezultatet përfundimtare në Dibër, Fisnik Mela fiton ndaj Ramadan Imerit
- Zyrtare: Haqim Ramadani humb në Bërvenicë, Jovica Ilieski kryetar i ri i komunës
- Mickoski: Kjo fitore është e përbashkët, është fitore e besimit dhe së ardhmes!
- Orce Gjeorgjievski është fitues në Qytetin e Shkupit
- Pas numërimit të 100% të votave në Bogovinë, Feti Abazi fiton bindshëm


