Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se prej sot është hapur mundësia për paraqitjen e studentëve për akomodim në konviktet e studentëve, ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të konkursit të parë.
Siç njofton MASH, vende të lira për akomodim ka në konviktet e studentëve: KSHS “Koço Racin” – Manastir, KSHS “Tome Stefanovski Seniq” – Shkup, KSHS “Nikolla Karev” – Ohër, KSHS “Orde Çopella” – Prilep dhe në KPS “Hiljadnikov” – Shtip.
“Të gjithë studentët e interesuar mund të aplikojnë më së voni deri në fund të muajit vijues. Kriteret dhe kushtet për aplikim janë identike me aplikimin e parë”, njofton MASH në publikimin, ku janë përmendur kushtet dhe mënyra e paraqitjes.