Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme moti në vend do të jetë stabil, ndërsa gjatë mëngjesit do të jetë ftohtë. Në disa lugina do të ketë mjegull dhe ulje të temperaturave ditore. Një tjetër valë lagështie pritet të mërkurën deri në fund të ditës.
Temperatura minimale gjatë mëngjesit do të zbresë deri në minus tetë, ndërsa ajo maksimale gjatë ditës do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.