Ankica Tërpkovska, pronare e kompanisë “Ango”, e cila duhej të ndërtonte garazhin e diskutueshëm në kate pranë Kuvendit, është zgjedhur anëtare e komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE), shkruan BIRN. Për zgjedhjen e saj në këtë komision, i cili praktikisht funksionon si bord drejtues, në seancën e së martës votuan 61 deputetë të shumicës në Kuvend, transmeton Portalb.mk.
Siç ka bërë të ditur BIRN, për angazhimin do të marrë një kompensim mujor në shumën prej katër pagash mesatare, pra rreth 2700 euro.
Kompania “Ango” bleu tokën shtetërore pranë Kuvendit për 330 mijë euro në vitin 2013, por filloi ndërtimin në gusht të këtij viti. Megjithatë, ndërtimi është ndalur pasi u përcaktua se ishte e pasigurt ngritja e një garazhi pranë një ndërtese jetike si parlamenti. Kryeministri Hristijan Mickoski tha më 5 shtator se po kërkohet një mënyrë për të kompensuar investitorin. Parlamenti javën e kaluar njoftoi se së shpejti do të jetë gati ligji që duhet të zgjidhë problemin.
Sipas hulumtimit të BIRN, Trpkovska ishte anëtare e Partisë Liberale dhe për disa kohë kryetare e unionit të grave të partisë. Në vitin 2017 është bërë edhe këshilltare në komunën e Butelit, nga lista zgjedhore e udhëhequr nga LSDM-ja në pushtet, ndërsa në periudhën e fundit përkrah ZNAM-in në pushtet në rrjetet sociale.
BIRN zbuloi në shtator se, përveç faktit që ministri aktual i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ishte avokat i firmës, ai është gjithashtu mik dhe fqinj i familjes Tërpkovski, që zotëron Angon. Toshkovski ishte edhe në komisionin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për tjetërsimin e tokës, kur e njëjta parcelë u shit për herë të parë në vitin 2009. Atëkohë bleu kompaninë e naftës në Shkup “Makoil”, e cila më vonë u anulua, kështu që tokën e mori familja Tërpkovski.