Oliver Spasovski, deputet i Lidhjes Social Demokrate në emisionin Click Plus në TV21 ku po diskutoheshte për aktualitetin politik, tha se Qeveria duhet të ofrojë koncept, ose zgjidhje për rrugën e integrimeve europiane, dhe në bazë të atij koncepti, siç thotë Spasovski të ulen dhe të bisedojnë.
“Duam të bisedojmë sepse mendojmë se është mirë për Maqedoninë dhe për interesat kombëtare dhe për të ardhmen e vendit”, shton Spasovski.