Gjykatësi Osman Kadriu në emisionin Inside21 ku po diskutoheshte për sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, tha se lufta kundër korrupsionit është detyrë numër një e Qeverisë dhe shtetit në tërsi.
“Çështja e kriminalitetit dhe korrupsionit është një brengë e rëndë për shoqërinë e RMV-së. Përmasat që ka marrë korrupsioni, lirisht mund ta kualifikojmë se gjendemi para një sëmundje shumë të rëndë kancerogjene e shekullit 21. Edhe raporti i fundit i Komisionit Europian për progresin e RMV-së, në veçanti e përmend se çështja e luftës, betejës kundër korrupsionit është detyrë numër një e qeverisë dhe shtetit në tërsi. Pa mos e fituar betejën kundër korrupsionit Maqedonia do të ketë pengesa serioze ndërkombëtare për anëtarësim e saj në Bashkimin Europian. Edhe sikur të rregullohet çështje e kontestit me Bullgarinë, kjo çështja, sundimi i së drejtës edhe lufta kundër korrupsionit ngelin detyrë e pashmangshme që e kanë te tre pushtetet, pushteti ekzekutiv, pushteti legjislativ dhe në veçanti pushteti gjyqësorë”, tha në Inside21, gjykatësi Osman Kadriu.