“Unë e kuptoj se, disa partia opozitare mendojnë se në atë mënyrë do të tërheqin më shumë vëmendje. VMRO – DPMNE si parti politike dhe koalicioni që e udhëheqë, është çdoherë e gatshme, por kjo nuk është esenca. Ne duhet të realizojmë atë që u nevojitet njerëzve.
“Kemi zgjedhje lokale vitin e ardhshëm, qytetarët në ato zgjedhje lokale do të tregojnë a nevojiten ose jo zgjedhje parlamentare. Nëse janë të nevojshme edhe zgjedhjet parlamentare, mund t’i organizojmë menjëherë pas asaj. Nëse ato thonë se qeveria e VMRO – DPMNE-së dhe koalicionit kanë karton të kuq, nëse i votojnë kryetarët e komunave nga BDI dhe LSDM, atëherë porosia është e qartë dhe ne nuk do ta injorojmë atë porosi. Kështu që, testi i parë do të jenë zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm, nëse koalicioni Levica – LSDM – BDI e fiton koalicionin qeveritar atëherë ne s’kemi çfarë të diskutojmë këtu”, ka deklaruar kryeministri Mickoski, raporton SHENJA .
Data 11.06.2025
Aktuale
- Toshkovski: Nga viti i ardhshëm do të konfiskohen automjetet e atyre që ngasin në mënyrë të pakujdesshme
- Ibrahimi: Deri në fund të korrikut do të kemi 2500 punësime dhe avancime të shqiptarëve
- Parashikimi i motit/ Vijojnë ditët e nxehta në vend, ja sa arrijnë temperaturat
- Maturantët sot do të japin provimin e dytë ekstern, më shumë të interesuar për gjuhën angleze
- ASH: Të miratohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, pastaj të dërgohet në Komisionin e Venecias
- Gjysma e burgjeve në Maqedoninë e Veriut s’kanë personel mjekësor e as psikiatër
- Gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhovskit vazhdon me fjalët përmbyllëse të Prokurorisë
- Këmbimi valutor 11 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera