Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se janë bërë ndryshimet në Konceptin për arsimin fillor, nevojën e të cilit, sipas tyre, e kanë vënë në dukje ekspertët dhe opinioni i gjerë në periudhën e kaluar, ndërsa veçanërisht mësimdhënësit e shkollave fillore.
“Konform sugjerimeve të dorëzuara gjatë periudhës në të cilën Koncepti u hodh për diskutim publik, Byroja për Zhvillimin e Arsimit ndërhyri dhe përgatiti përmbajtjen e re të avancuar. Ndryshimet lejojnë kthimin e disiplinave shkencore të historisë, gjeografisë, biologjisë, fizikës dhe kimisë si lëndë të veçanta në periudhën e tretë dukativo- arsimore të arsimit fillor (klasa e shtatë, e tetë dhe e nëntë), duke pasur parasysh se më parë Koncepti parashikonte integrimin e tyre me udhëzime të përcaktuara në mënyrë të paqartë për realizimin e orëve por edhe shkurtim të shumë përmbajtjeve të cilat janë me rëndësi të jashtëzakonshme për nxënësit e moshës përkatëse. Si rezultat i ndryshimeve në Konceptin, në periudhën në vazhdim do të përgatitet edhe plan i ri Mësimor për arsimin fillor, por edhe programe të reja mësimore për lëndët përkatëse në klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë, të cilat do futen në etapa duke filluar nga viti shkollor 2025/2026, si dhe në dy vitet shkollore në vazhdim. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh mirënjohjen për të gjithë pjesmarësit e interesuar shoqërorë të cilët kontribuan me sugjerimet e tyre në avancimin e përmbajtjes së Konceptit për arsimin fillor, si dhe për Byronë për Zhvillimin e Arsimit, e cila është bartëse e të gjithë procesit. Gjitashtu vazhdon puna transparente, me
përfshirjen dhe pjesëmarrjen aktive të të gjithë pjesmarësve të interesuar në krijimin e ndryshimeve arsimore”, thuhet në komunikatën e MASH-it. /SHENJA/
Data 03.07.2025
Aktuale
- ASH denoncon përjashtimin e historianëve shqiptarë nga programet e historisë
- Mickoski: BDI-ja mashtroi shqiptarët me metodologjinë e regjistrimit të vitit 2021
- Astrit Iseni: Të gjitha rastet e pashtetësisë u zgjidhën me sukses, MPB-ja mbetet gjeneratore e stabilitetit dhe sigurisë
- BDI: 32 punësime në Regjistrin Qendror, asnjë shqiptar, kjo është e papranueshme!
- SPAK dhe autoritetet italiane godasin organizatën kriminale shqiptare me bazë në Elbasan! Sekuestrohen miliona euro pasuri të vëllezërve Suel dhe Mario Çela, njëri në kërkim, tjetri në burg në Belgjikë
- “BGNES”: Parlamenti Evropian do të heqë “gjuhën dhe identitetin maqedonas” nga raporti për Maqedoninë e Veriut
- Kovaçev: Temat mbi identitetin dhe gjuhën nuk kanë vend në një raport mbi një vend që aplikon për anëtarësim në BE
- Temperaturat e larta, MSH: Institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse nga 3 deri më 10 korrik