Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njofton se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme. Në Kodrën e Diellit janë shënuar reshje shiu dhe bore, por për momentin nuk paraqesin pengesë për qarkullimin.
– Advertisements –
“Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra në rrugën Stracin – Kratovë dhe nga 50 deri në 100 metra në rrugën Veles – Katllanovë. Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme. Rrëshqitje më të vogla mund të ndodhin në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër gryka”, thuhet në njoftimin e LAMM.
Ndërkohë nga N.P. Makedonijapat apelojnë për menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës në komunikacion, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës dhe njëherit përkujtojnë se nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2025.