Panairi i Librit – Tirana 2024, do të nis ditën e sotme, ndërsa ashtu si edhe në edicionet e mëparshme, do të zhvillohet në hapësirat e Pallatit të Kongreseve. Motoja e panairit të këtij viti është “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”. Kjo festë e librit, do të vijojë deri më 17 nëntor, ku do u jep mundësi lexuesve të njihen me plotë botime të reja. Edicioni i 27-të i panairit përveç titujve të rinj për lexuesit sjell edhe takime me autorë e përkthyes, promovime të librave, etj. SH.B. LOGOS-A, një emër i njohur në botën e botimeve shqiptare, vazhdon të përmbushë rolin e saj si promotor i fjalës së shkruar duke sjellë lexuesve një gamë të gjerë titujsh cilësorë nga fusha të ndryshme. Nga letërsia dhe shkenca, deri tek filozofia, historia dhe religjioni, SH.B. LOGOS-A ka përmbushur bibliotekat e lexuesve me tituj që pasurojnë mendimin dhe kulturën. Në fund të këtij viti, shtëpia botuese prezanton regjistrin e titujve të publikuar përgjatë vitit, një periudhë e cila ka rezultuar jashtëzakonisht e suksesshme me 40 botime të reja, duke përfshirë si autorë vendas, ashtu edhe përkthime nga autorë ndërkombëtarë.
Ajo çfarë e bën të veçantë këtë Panair për Logosin, është botimi trembëdhjetë vëllimesh i veprës “Dyzet Net” nga Metin Izeti. Kjo kolanë veprash që plotëson studimet mbi komentimin e Kur’anit është e para e këtij lloji në hapësirat tona shkruar nga një teolog shqiptar. Veçoria tjetër e pjesëmarrjes së Logosit në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore është botimi i veprave të rilindësit tonë të njohur Sami Frashëri, në shtatë vëllime të veçanta. Ky koleksion, me rastin e 120 vjetorit të vdekjes së tij, përfshin rreth 30 vepra, disa prej të cilave publikohen për herë të parë, kurse me datë 16 nëntor ora 13.00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Logos-A realizon promovimin e veprave të këtij vigani me referues Xhevat Lloshi dhe Emil Lafe.
Më tej, para lexuesve shqiptarë, Logos-A në Panairin e Librit vjen me këto tituj të ri: si “Si po na budallepsin – Programi i fshehtë i arsimit të detyruar” nga John T. Gatto, “Miti i Demokracisë” nga Tage Lindbom dhe serinë në katër vëllime “Filozofi për qejf” nga Ömer Sevinçgül. Një vend të rëndësishëm zë edhe “Mbretërimi i sasisë dhe shenjat e kohës” nga filozofi francez René Guénon. Gjithashtu, “Logos-A” para lexuesve sjell veprat e shquara letrare, “Postkolonialia” nga Milazim Krasniqi, si dhe romanet “Mëhalla e grave” dhe “Ferma e Derrave” nga Kim Mehmeti, ndërsa në saje të historiografisë shqiptare, vjen me veprat “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në raportet e konsujve rusë” dhe “Krimet serbo-sllave mbi shqiptarët”. Për lexuesit e interesuar në mistikën islame, biblioteka “ELIF” ndërsa në sferën e islamistikës, botimet përfshijnë “Komentimi i Kur’anit me Kur’an” nga Taha Xhabir El-Alvani, “Imam Esh’ariu – Jeta, Vepra dhe Mendimi” nga Nexhat Ibrahimi dhe “Historiku i tekstit kur’anor” nga Muhammed M. El-A’zami. SH.B. LOGOS-A e përmbyll vitin me një ofertë të pasur për lexuesit e saj, duke dëshmuar edhe njëherë se inspirimi për të ndarë dijen dhe kulturën vazhdon të jetë burim i pashtershëm për këtë vatër botuese. /SHENJA/
Data 28.11.2024
Aktuale
- Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen të hyjë në shkollë me veshje kombëtare
- Lladrovci: Zemra po më qan për raportet Kosovë-Shqipëri
- Haradinaj: Dalja e parë publike e UÇK-së ishte më 27 nëntor, jo më 28
- Dita e Flamurit/ Shqipëria feston 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë
- “Mami është mërzitur, as faleminderit nuk i keni thënë’/ Zbardhen përgjimet e vajzës së gjyqtares, Suel Çela i drejtohet Pajtimes: Për ty hidhem në zjarr unë!
- Abuzimi me drogën, kapet në flagrancë me marihuanë e kokainë 40-vjeçari në Gjakovë
- Kurti uron 28 Nëntorin: Prekazi, vendi i shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari
- 27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë