Sot, VMRO-DPMNE ka ngritur akuza për keqpërdorime financiare në Klinikën e Fëmijëve gjatë vitit 2022, duke kërkuar përgjegjësi për zhdukjen e mbi 200.000 eurove.
Ironikisht, thonë nga BDI, drejtori i atëhershëm, i cili është pjesë e rrethit të ngushtë të Izet Mexhitit, aktualisht partner koalicioni i VMRO-DPMNE-së, është riemëruar në të njëjtën pozitë së bashku me kushëririn e tij.
“Kjo situatë tregon qartë se individë të caktuar, të lidhur me Mexhitin, kanë vazhduar praktikat e tyre të dyshimta edhe pas largimit nga BDI-ja dhe bashkimit me qeverinë aktuale.
Kjo është një nga arsyet pse asokohe Mexhiti nuk e kaloi vetingun partiak për anëtar të Qeverisë.
Prandaj, akuzat e VMRO-DPMNE-së për korrupsion në qeverinë e mëparshme në fakt përfaqësojnë një pranim të heshtur të korrupsionit te partnerët e tyre aktualë.
Ne mbështesim thirrjen për një hetim të plotë, transparent dhe jo selektiv mbi këto keqpërdorime dhe kërkojmë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi, pavarësisht lidhjeve të tyre politike apo familjare”, qëndron në komunikatën e BDI-së.
Data 21.12.2025
Aktuale
- Art Zylbeari: Kongresi i BDI-së nuk pasqyroi plotësisht vullnetin e anëtarësisë
- Mësuesit e gjuhës turke në Maqedoninë e Veriut po e transferojnë gjuhën e tyre amtare brez pas brezi
- Skena si në filma/ I riu shqiptar plagoset me armë nga policia italiane! 20-vjeçari tentoi arratisjen, përplasi edhe makinën e një karabinieri
- Skandali i AKSHI-t, Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit! Eno Agasi zhduk verën miliona euro nga kantina djalit të xhaxhait
- Aksident tragjik në autostradën Beograd–Nish! Humbin jetën dy shtetas të Maqedonisë së Veriut
- Reagime dhe pakënaqësi brenda BDI-së pas Kongresit partiak
- Maqedonia e Veriut asgjëson 22,3 ton Kivi nga Serbia, nuk janë të sigurta për import
- VLEN: Universitetet shqiptare treguan pse “reformat” e BDI-së nuk mjaftojnë


