Komisioni për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka mbajtur mbledhjen e parë nën udhëheqje të Talat Xhaferit.
Seanca e parë nuk zgjati shumë sepse me shumicë votash u miratua edhe rendi i ditës por edhe konkluzion-vendimi.
Kreu i këtij komisioni tha se si trup do të bashkëpunojë me Qeverinë.
Në mbledhjen e parë, komisioni me propozim të kryetarit kërkoi planin aksionar për përfaqësim të drejtë nga Qeveria dhe vendosi që ta afatizojë deri më 15 dhjetor Qeverinë për dorëzimin e këtij plani. Sipas Xhaferit, Qeveria dhe institucionet tjera publike duhet të dorëzojnë në Kuvend, për nevoja të komisionit, raporte sepse është komisioni i cili më pastaj do të përgatis raport vjetor.
“Komisioni ti dorëzojë Qeverisë së RMV-së kërkesë për dorëzim të planit aksionar për përfaqësim adekuat dhe të drejtë të qytetarëve përkatës të gjitha bashkësvie në organet e pushtetit shtetërorë dhe normal bashkarisht vendosim afatin deri kurë të dorëzohet ky plan mendoj që gjysma e dhjetorit është kohë e mjaftueshme nga sot, deri në gjysmën e dhjetorit, afat 30 ditorë për QEverinë, mendoj se është afat i mjaftueshëm që të mund të përgatisin të gjitha të dhënat”
– tha Talat Xhaferi.
Edhe konkluzioni po edhe afati i dhënë nga Xhaferi u mbështet nga të gjitha partitë politike të cilët ishin të përfaqësuar në këtë komision.
Për më tepër, Xhaferi njoftoi se fushëveprimi i komisionit përfshin ndjekjen e përfaqësimit përkatës dhe të drejtë të qytetarëve që u përkasin bashkësive në organet e pushtetit shtetëror dhe publik.
“Komisioni mund të japë rekomandime, mendime dhe konkluzione të cilat duhet të zbatohen nga organet e Qeverisë dhe institucionet e tjera publike në të gjitha nivelet, lidhur me situatën për përfaqësim përkatës dhe të drejtë të qytetarëve që i përkasin të gjitha bashkësive” – tha Xhaferi.
Ndryshe, Komisioni për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të bashkësive është themeluar për herë të parë në Kuvend këtë mandat.
Komisioni në fjalë u krijua me kërkesë të “Frontit Europian” të cilët themelimin e tij e vendosën si kusht për votimin e sistematizimit dhe ndryshimit të resorëve të Qeverisë në fillim të mandatit.
I njëjti do të ndjekë përfaqësimin e drejtë të bashkësive pasi u hoq mekanizmi i “balancuesit”. /tvklan.mk