Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit edhe më tej vazhdon të zvogëlohet dhe është nën mesataren për këtë periudhë të vitit, duke iu afruar kuotës së lejuar minimale
Sipas matjeve të sotme të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), uji në liqen sot ndodhet në lartësinë 693.13 metra mbi nivelin që është 16 centimetra nën mesataren e muajit nëntor, katër centimetra nën lartësinë natyrore dhe vetëm tre centimetra mbi minimumin e lejuar.
Për një situatë të tillë me nivelin e ujit të liqenit sigurisht që kontribuojnë edhe kushtet e motit, gjegjësisht periudha e zgjatur pa reshje.