Zëvendëskryeminsitri Arben Fetai ka njoftuar se sot ka raportuar në polici, rastin e kërcënimit me jetë, që e mori ditë më parë.
Ai u bëri thirrje organeve të rendit që të identifikojnë menjëherë autorin e këtij kërcënimi.
“Sot, në ora 11:00, në Stacionin Policor Qendër (1), kam raportuar se kam marrë një kërcënim me vdekje në emailin tim zyrtar, i cili përmbante mesazhin “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI”, pas një deklarate mbi mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe.
Kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes nuk do t’i lejojmë të kalojnë. U bëj thirrje organeve të rendit që të identifikojnë menjëherë autorin e këtij kërcënimi. Kërcënuesit dhe ekstremistët qyqarë duhet të përballen me pasojat e ligjit: dënim me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet”, ka shkruar Fetai.
Data 18.12.2025
Aktuale
- (VIDEO) Aktivistët bëjnë thirrje të mos përdoren fishekzjarrët për Vitin e Ri
- Merret nën procedim për mashtrim çifti nga kryeqyteti, morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit
- (VIDEO) Komuna e Gazi Babës rrënon një objekt pa leje në Ingjikovë
- Ish-presidenti dëshmoi sot për “21 Janarin” në SPAK, avokati Cakrani zbulon se çfarë rrëfeu Ilir Meta: Skenar dhe për vrasje, shërbimet e huaja informuan se…
- Siljanovska-Davkova: Ligji për faljen është jofunksional
- Ulen çmimet e derivateve të naftës
- Fejzulla Arifi: Shqiptarë të vrarë të Nakushtakut dhe Izvorit të Likovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore (Dokument)
- Mickoski: Për arsye artificiale, ende nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane


