Me 50 milionë eurot shtesë që siguruam përmes një marrëveshjeje me
Bankën Evropiane të Investimeve, po ndërmarrim një hap tjetër për të
përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët, pa përjashtime.
Siç vepruam më parë, me fondin prej 100 milionë eurosh, këto mjete nuk
do të shpërndahen vetëm për disa komuna, por për të gjitha pushtetet
lokale pa dallime.
Qeveria përmes Ministrisë së Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit
Hapësinor i kthen mjetet nga buxheti qendror dhe ato do të shpërndahen
sipas metodologjisë përkatëse si subvencione të pakthyeshme për komunat.
Kjo dëshmon përkushtimin e plotë të koalicionit VLEN ndaj
decentralizimit të plotë të komunave, një zotim ky i bërë në platformën
tonë zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare.
Derisa BDI-ja komunat me shumicë shqiptare i ka lënë pa infrastrukturë
të mirëfilltë, ujë të pijshëm dhe kanalizime të rregullta, koalicioni
VLEN po shpërndan mjete buxhetore në mënyrë që qytetarët të mos
përballen me problemet esenciale për jetesë.
Ky investim shtesë prej 50 milionë euro është një hap i rëndësishëm për
të përmirësuar infrastrukturën, shërbimet publike dhe cilësinë e jetës
së qytetarëve. Ky fond do të përfshijë projekte të ndryshme zhvillimore
që synojnë: Përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin dhe
mirëmbajtjen e rrugëve për të lehtësuar qarkullimin dhe lidhjen ndërmjet
komunave. Si dhe projekte për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit për të
garantuar një të ardhme të qëndrueshme për gjeneratat e ardhshme. Ftojmë
komunat të aplikojnë për këto fonde me dokumentacionin e nevojshëm, që
t’u dalim në ndihmë kërkesave të qytetarëve.
Koalicioni VLEN me shpërndarjen e mjeteve për komunat ku gravitojnë
shqiptarët do të sigurojmë që komunat tona të kenë autonominë për të
menaxhuar me investime dhe projekte kapitale në interes të mirëqenies së
qytetarëve.
Mesazhi ynë është i qartë: VLEN është përkushtuar sinqerisht për të
forcuar komunat dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve në të gjithë
vendin.
I’a VLEN për komunat!
Data 16.09.2025
Aktuale
- Man Utd vazhdon të mbështesë Ruben Amorim
- Kremlini: “NATO është në luftë me Rusinë” – Midis retorikës dhe realitetit
- Sot nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së
- Ish-diplomati amerikan, James Rubin sot e vazhdon dëshminë në Speciale
- Bujar Osmani: Jemi të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit!
- Varianti i ri i Covid: Kjo mund të jetë shenja e parë alarmante
- Mickoski: Levica po i jep BDI-së një shans për mbijetesë politike
- Me qindra pjesëmarrës Ramadan Imeri hapi shtabin zgjedhor në Dibër