
SHBA “Karadaku” u rikthye për të shijuar bukuritë e bjeshkës së Komunës së Likovës, perla të paprekura të natyrës që mirëpresin me padurim vizitorët e saj.

Bjeshkatarët e SHBA “Karadaku” u ngjitën në majën e Vuksanit, 1650 metra lartësi e cila është njëra prej majave më të larta në rrethinën e Karadakut.

Në disa burime uji dhe bjeshkë mali duhet rikthyer disa herë për të shijuar pikturën që është melhem për shpirtin si dhe lehtësim për trupin.

Maja e Vuksanit është rimbushje me energji për secilin njeri që synon jetën dhe gjallërinë.