Një person është arrestuar në Drenas më 8 nëntor pasi e kishte kanosur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Drenas 08.11.2024 – 08:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.