“Plumb në kokë për ty shipo Fetai, 20 përqindëshi nuk do të ndryshohet, por gjithçka shiptare do t’ju vrasim me plumb në kokë. Të ngordhni, shiptar i vdekur, shiptar i mirë, vdekje për shiptarët”. Këto kërcënime me vdekje kanë mbërritur të enjten në email-adresën zyrtare të Zv/kryeminsitrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, nga një person që deri më tani është panjohur.
Për këtë ka reagur vet Fetai, i cili tha se nuk mundet të qëndroj indiferent ndaj këtij kërcënimi, ndërsa për këtë ai thotë se personalisht e ka njoftuar ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskin.
ARBEN FETAI,ZV/KRYEMINISTËR PËR QEVERISJE TË MIRË
“Njoftoj kërcënuesin dhe opinionin se e kam informuar personalisht ministrin e brendshëm, Pançe Toshkovski, duke kërkuar veprim dhe rritje të masave të sigurisë sime personale. Padia është në përgatitje, pasi kërcënuesit dhe ekstremistët duhet të marrin përgjigjen e merituar: dënim me burg sipas ligjeve në fuqi”.
Në lidhje me këtë rast, Tv Shenja kërkoi sqarim edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku nga atje theksojnë se janë angazhuar për zbulimin e autorit.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Ju njoftojmë se MPB-ja, si në të gjitha rastet edhe në këtë rast, po vepron në kohë në përputhje me procedurat e përcaktuara për zbulimin e autorit”.
Kujtojmë se Fetai disa ditë më parë tha se po bëjnë përpjekje që me ndryshimet kushtetuese, të rregullohet edhe çështja e definicionit të gjuhës shqipe në Kushtetutë, respektivishtë, mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe.
Samir Mustafa /SHENJA/