Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka deklaruar se edhe sot në mbledhjen e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, kolegët nga VMRO dhe LSDM, tentuan të fusin në rend dite ligjin për “branitella”, të cilin ashtu si edhe në të kaluarën, ajo e ka refuzuar duke u mbështetur në Rregulloren për punën e Kuvendit, por edhe në parimin e barazisë së qytetarëve.
“Kolegëve deputetë ua potencova përcaktimin tim prej të cilit nuk do të lëviz asnjëherë, se nuk mund të lejojë që të sillet një ligj që favorizon vetëm një pjesë të qytetarëve dhe përjashton një pjesë tjetër. Shpreha gadishmërinë time që për pjesëmarrësit e konfliktit të armatosur të vitit 2001 mund të organizojmë një debat publik ku do të gjejmë zgjidhje edhe për pjestarët e policisë dhe ushtrisë, por edhe për pjestarët e UÇK-së. Ky shtet ka një buxhet të vetëm që e mbushin të gjithë qytetarët dhe prej aty duhet të përfitojnë të gjithë qytetarët. Barazia është parimi bazë nga i cili duhet të udhëhiqet ky shtet”, ka deklaruar deputetja Dauti. /SHENJA/
Data 21.12.2025
Aktuale
- Aksident tragjik në autostradën Beograd–Nish! Humbin jetën dy shtetas të Maqedonisë së Veriut
- Reagime dhe pakënaqësi brenda BDI-së pas Kongresit partiak
- Maqedonia e Veriut asgjëson 22,3 ton Kivi nga Serbia, nuk janë të sigurta për import
- VLEN: Universitetet shqiptare treguan pse “reformat” e BDI-së nuk mjaftojnë
- Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh, arrestohen dy autorët e krimit (EMRAT)
- Shkaku i mjegullës janë anuluar sot në mëngjes të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Shkupit
- Tensionet në Detin e Zi: Turqia paralajmëron për rreziqet e dronëve
- VIDEO/ Akuzat për vjedhjen e 50 milionë eurove dhe 300 apartamenteve, si i kërcënonte Belinda Balluku punonjësit e Ujësjellësit: Ua kam zbuluar skemën do ju çoj në SPAK


