Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë ka dorëzuar padi ndaj ish ministres së mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, për shkak dyshimeve për shpërdorim të detyrës zyrtare. Akuzojnë se Petrovska ka penguar funksionimin e sindikatës, ka ndaluar pagesën e anëtarësisë dhe e ka ngrirë anëtarësinë. Thonë se ndihmë kanë kërkuar edhe nga Ministri i ri i mbrojtjes, kryeministri dhe presidentja, por asnjëri nuk u është përgjigjur. Nëse nuk ndërmerren masa paralajmërojnë edhe protesta.
“Personi i denoncuar në periudhë prej 1 dhjetor 2023 deri më 28 maj 2024, ka ndaluar funksionimin e sindikatës, në kundërshtim me ligjin për marrëdhënie pune, ka ndaluar pagesën e anëtarësisë në kundërshtim me marrëveshjen kolektive të ministrisë së mbrojtjes, ngriu anëtarësinë, dhe me këtë ka parandaluar lëvizjen sindikale të sindikatës dhe punën e saj për përmirësimin e të drejtave të pjesëtarëve të armatës”, deklaroi Aleksandar Naskoski – SPUP./Alsat.mk