Kryetari aktual i LSDM-së, Venko Filipçe i shoqëruar nga parardhësi i tij Zoran Zaev janë parë në një aheng në një hotel luksoz në Dubai.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihen dyshja e njohur, që kanë krijuar raporte të ngushta miqësie.
Partia VMRO-DPMNE theksoi se dyshja duhet të sqaroj opinionit për këtë video që po thyen rekorde. Pasi që ata bën grabitjen historike të shtetit dhe pa llogaridhënie harxhuan paratë shtetërore, doli në dritë një video ku shihet se si po argëtohen në ahengje private në hotele luksoze në Dubai, ku hyrjet në ato hotele janë me qindra euro”, theksoi VMRO-DPMNE.
Ata ishin në Dubai më 25 dhe 26 tetor të këtij viti në një mbrëmje gala të organizuar në hotelin “Hilton” në Dubai me këngëtarin e njohur serbo-boshnjak Haris Xhinoviq. (INA)
Videon shikojeni KËTU