Deputeti i BDI-së, Sadullah Duraku nga Kumanova, ku sonte kjo parti po takohet me degën partiake, deklaroi se kur është në pyetje çështja kombëtare, ai dhe shokët e tij rinohen, shkruan SHENJA.
“Unë së bashku me shokët e mi dhe gjenerata ime kur preket çështje e kombit, ne jo që jemi plakur por rinohemi, nga 64 apo 65 vjet, bëhemi 35 dhe 34 vjet”, ka deklaruar deputeti Sadulla Duraku, i cili për disa mandate ka qenë edhe kryetar i komunës së Likovës.
Duraku mes tjerash tha se në Kumanovë shovinizmi është në rritje.
“Para disa ditëve këtu në Kumanovë mbajtën një libër, gjoja që UCK, është ushtri terroriste. Unë do e kthej të kundërtën. Të gjithë shënimet që i ka bërë i nderuari, jo i nderuari dhe jo i respektuari, ai të gjitha shënimet i ka bërë dhe ka shënuar ashtu siç kanë bërë ata ndaj popullatës tonë shqiptarë vetëm e ka kthyer dhe kanë shkruar UCK-ja gjoja i ka bërë ato”, tha Duraku.
Data 15.05.2025
Aktuale
- VLEN: BDI guvernatorin e pati në gojë, por tenderët në xhep
- (VIDEO) Deputetët e “Taravarit” dalin nga VLEN, nis dorëheqja e ministrave
- (VIDEO) Mexhiti dhe Ganiu në terren: Qeveria ndihmon komunat!
- FOTO/ Sherri në KZAZ-në 30 në Kashar, Celibashi shkon për monitorim! ‘Kapen’ shuma parash në një makinë brenda rrethimit të shkollës ku numërohen votat
- (VIDEO) Për tre vjet 457 persona humbën jetën në aksidente
- (VIDEO) Koshta: Nuk ka plan “B”, ndryshojeni kushtetutën!
- Trump: SHBA-ja duhet ta “marrë” Gazën dhe ta shndërrojë atë në një “zonë lirie”
- Mickoski: S’e kemi problem që t’i fusim në Kushtetutë edhe portugezët e spanjollët, por Bullgaria duhet të jetë e qartë