Koalicioni VLEN i është përgjigjur deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti, i cili, gjatë ditës së sotme ka thënë se VLEN, jo vetëm që nuk është mbyllur asnjë kazino apo dislokuar por se ata janë instaluar në Lotarin Shtetërore.
Sipas VLEN, ata nuk e paskan ditur se Bexheti, është futur në biznesin e kazinove nga Artani dhe Përparimi.
“Presi i sotëm patetik tregon se: Së pari, Artani dhe Përparimi kanë frikë se do të mbajnë përgjegjësi për keqpërdorimet në Lotarinë Shtetërore dhe për këtë arsye e kanë lënë Blerimin të akuzojë për një gjoja krim që është bërë kur Ahmeti ishte në koalicion me Gruevskin dhe Mijalkovin. Ata thjeshtë po e plagosin vetën në këmbë. Së dyti, kur Blerimi akuzon për marrëdhënie me kompani serbo-bullgare, në fakt flet për marrëdhëniet e Artanit dhe Përparimit me lojërat e bixhozit të nëntokës serbe dhe
bullgare, të cilat, sipas interpretimit autentik, i ndërprenë fluksin e parave të zeza që merrnin rregullisht.
Prandaj, ata janë të nervozuar. Së fundi, koalicioni VLEN doli me një plan konkret për përballimin e pasojave të dëmshme nga lojërat e fatit, i cili tashmë është në zbatim. Në sajë të atij plani ne hoqëm lojërat e fatit nga shtëpitë e qytetarëve duke mbyllur katër kompani të cilave Artani dhe Përparimi u dhanë pa bazë licencat e lojërave të fatit në internet. Do të ketë një pastrim të plotë të keqpërdorimeve të Lotarisë, drejtësi për të gjithë ata që kanë rënë në kundërshtim me ligjin, dhe një ligj i ri i lojërave të fatit që do ta përgjysmojë numrin e kazinove”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Data 26.12.2024
Aktuale
- Bexheti pyet Mickoskin: A keni vullnet që ta tërhiqni iniciativën e VMRO-së për kontestimin e Ligjit për Gjuhët?!
- BDI: Të anulohet vendimi i 9 tetorit për balancuesin, për shqiptarët nuk mund të vendoset pa shqiptarët!
- Luiz Ejlli bën tatuazh në trup për vajzën e tij
- Mickoski: Ata që punojnë të dielën të marrin një pagë dyfishë më të lartë, ose askush të mos punojë
- Toshkovski: Polici është emocionuar nga Grubi dhe makina e shtrenjtë, tani do përgjigjet penalisht
- Bexheti: Mickoski, në respekt ndaj gjithë shqiptarëve, a keni vullnet që ta tërhiqni iniciativën për kontestimin e Ligjit për gjuhët
- Kryetari i Butelit, Kostovski: Këshilltarët e BDI-së nuk votuan Buxhetin për projektet e reja në vendbanimet me shumicë shqiptare
- Mickoski: Qytetarët duhet të ndihen të sigurt, Qeveria siguron shtet evropian