– Orce Gjorgjievski: I zgjidhëm problemet në BNJVL, do t’i zgjidhim edhe në Shkup!
Nuk do të lejoj asnjë keqpërdorim politik të BNJVL-së. Në BNJVL më i rëndësishëm është uniteti, thotë në intervistë për MKD.mk kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjordjievski, i cili është edhe kryetar i BNJVL-së.
Për problemet që u shfaqën në BNJVL dhe për paralajmërimet e dy kryetarëve të komunave se do të largohen nga kjo shoqatë? Gjorgjievski deklaron se si kryetar nuk do të lejoj asnjë keqpërdorim politik në këtë institucion.
Të dy kryetarët që paralajmëruan largim nga BNJVL-ja deklaruan se nuk kanë problem as me institucionin, as me mua personalisht, ndërsa pas takimeve thanë se mbeten pjesë e BNJVL-së.
– Sa i përket përmendjes së tij si kandidat i ardhshëm për kryetar të Shkupit, nëse është e vërtetë dhe a ka ai tashmë ide për një kryeqytet më të bukur?
Ai thotë se: Tashmë jam përgjigjur se do të isha kryetar i mirë i Shkupit sepse nuk kam frikë nga puna. Natyrisht varet nga disa faktorë dhe normalisht nëse do të vendosin qytetarët do ta pranoja me kënaqësi sfidën.
Të jesh në krye të qytetit të Shkupit është fillimisht nder, e më pas obligim serioz. Shkupi së pari dhe më urgjentisht duhet të zgjidhë këtë rrëmujë në të cilën ndodhet. Qytetarët e Shkupit po mbyten në mbeturina, pa folur për transportin e qytetit.
Kaosi i trafikut është një problem i madh në Shkup. Është çnjerëzore që qytetarët të udhëtojnë edhe pas dy orësh nga vendi i punës për në shtëpinë e tyre. Për këtë ka një zgjidhje.
Pastaj Shkupi ka nevojë për tren të qytetit, projektin e trenit e kemi biseduar personalisht me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski dhe ai ka synime serioze që ta realizojë në bashkëpunim me pushtetin e qytetit.
Duke shfrytëzuar infrastrukturën ekzistuese hekurudhore dhe trenat në Shkup, ndoshta një të re për t’u lidhur me aeroportin. Qytetarët nga vendbanimet që janë më larg do të kishin mundësi të arrijnë më shpejt në qendër të qytetit në këtë mënyrë.