ProCredit Bank njoftoi zyrtarisht lançimin e asistentit të parë digjital bankar në vendin tonë – Predrag, i cili do të jetë i disponueshëm për përdorim 24/7 dhe do të shërbejë si një mjet tjetër komunikimi ndërmjet bankës dhe klientëve, me synimin për ta bërë punën bankare më të lehtë dhe më të aksesueshme.
Si pjesë e strategjisë së digjitalizimit të bankës, Predrag është një asistent digjital që nënvizon përkushtimin e ProCredit për të investuar në mënyrë aktive në zhvillimin e mjeteve digjitale për klientët e saj. Asistenti digjital është i destinuar për të gjithë personat fizikë dhe teknikisht është i gatshëm t’u përgjigjet temave që lidhen me produktet dhe shërbimet bankare në çdo kohë.
Nëpërmjet online komunikimit me Predrag, klientët mund të marrin një përgjigje apo zgjidhje specifike në lidhje me: informacione për shërbimet e bankës për individë, oferta për kredi dhe produkte krediti, llogaritje të detajuara dhe plane amortizimi, oferta për produkte kursimi, aplikacione online për shërbime bankare digjitale, informacion mbi tarifat dhe promocionet, pyetjet në lidhje me shërbimet që lidhen me llogaritë, kartat dhe bankingun elektronik, si dhe informacion mbi funksionimin e filialeve dhe zonave 24/7 të bankës.
Përparësia e asistentit digjital është se përdorimi i tij është vërtet i lehtë dhe intuitiv, gjë që e bën atë të përshtatshëm për të gjithë përdoruesit, pavarësisht nivelit të njohurive teknike të disa teknologjive të avancuara. Në këtë mënyrë, klientët marrin zgjidhje të shpejta dhe të thjeshta pa pasur nevojë të vizitojnë filialet.
“Si më parë, ProCredit përpiqet të jetë një novator në treg kur bëhet fjalë për digjitalizimin në sektorin bankar. Jemi veçanërisht krenarë për këtë projekt me të cilin po nisim një epokë të re në bankingun digjital në vendin tonë, si banka e parë që ofron një shërbim për individët që përdor përfitimet e inteligjencës artificiale.
Asistenti ynë digjital Predrag është një përgjigje ndaj nevojave dinamike të klientëve të sotëm që duan komunikim të lehtë, të shpejtë dhe fleksibël të disponueshëm në çdo kohë. Duke përdorur inteligjencën artificiale, ne ofrojmë një opsion me të cilin klientët mund të marrin mbështetje të personalizuar në çdo kohë për të gjitha pyetjet e tyre bankare në lidhje me shërbimet e ProCredit Bank.
Besojmë se Predrag do të ketë sukses në misionin e tij për të përmirësuar përvojën bankare të klientëve dhe do të konfirmojë përkushtimin tonë për përmirësimin e vazhdueshëm të bankingut digjital në rajon.” – thotë Emilija Spirovska, anëtare e Bordit të Drejtorëve të ProCredit Bank.
Angazhimi i ProCredit për zhvillimin e ekonomisë dhe mbështetjen e bizneseve vendore mbetet një nga imperativët kryesorë, gjë që vërtetohet nga ky projekt, i cili është produkt qind për qind maqedonas i krijuar në bashkëpunim me IT kompaninë Codewell.
Klientët mund t’i qasen asistentit digjital Predrag plotësisht pa pagesë dhe të njihen me mundësitë që ai ofron përmes faqes së internetit të ProCredit Bank në adresën www.pcb.mk.