Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell TV21. Kërkesa për zgjedhje që erdhi fillimisht nga VMRO-ja dhe BDI-ja, Filipçe thotë se duhet të jetë mesazh për VLEN-in dhe ZNAM-in.
“Ky, në një mënyrë flirtim me BDI-në, do të thosha se para se gjithash është mesazh për VLEN-in dhe për ZNAM-in, që shihet se kanë rol margjinalizues dhe mbështetje të përgjysmuar. Sa i përket LSDM-së, ne jemi të gatshëm për çfarëdo zgjedhje nga sot e tutje, dhe në çdo cikël të zgjedhjeve, do të marrim pjesë shumë më të organizuar dhe me më shumë sukses”, deklaroi Filipçe./tv21.tv