Zv/kryeministri Izet Mexhiti, deklaroi sot se nuk sheh asnjë arsye që të ketë zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokale, ngase, siç deklaroi ai, që nga viti 1990 në Maqedoninë e Veriut nuk ka patur qeveri më stabile se kjo.
“Kjo qeveri ka 78 deputetë dhe po rritet, pritet që të tejkalon numrin 80, kjo është 2/3 e parlamentit, pra nuk rezon për me rrit ose për të hyrë në kalkulime duke e patur një shumicë të tillë. Kjo është shumicë stabile e cila mund të ndërron edhe kushtetutë edhe ligjet edhe gjithçka që është në interes të qytetarëve”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.
Mexhiti shtoi se çdo gjë tjetër është e paarsyeshme dhe e jologjikshme, hyrja në zgjedhje, tha ai, nënkupton disa muaj, para dhe pas, bllokim të proceseve, punësimeve, bllokim të procedurave për investime.
“Por më të dëshpëruar nga kjo do të dalin biznesi i këtij vendi sepse ata duan të punojnë. Në zgjedhjet ndikon edhe tek biznesi sepse i bllokon proceset e tyre. Pra nuk shoh asnjë logjik për zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Mexhiti.
Data 05.06.2025
Aktuale
- Shaqir Fetahu: Festa e Kurban Bajramit duhet të na përkujtoj domosdoshmërinë e respektit dhe harmonisë kudo në botë
- Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës, ja rrugët që do të bllokohen në kryeqytet
- Prof. Dr. Sadudin Ibraimi zgjidhet rektor i UEJL-së
- Dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria e tij kriminale, i sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 500.000 euro një shtetasi të dënuar në Britani
- Rexhepi: Ndërtimet pa leje problem republikan, Gazi Baba prinë me numrin më të lartë
- Kuvendi: Gashi duhet të vendosë nëse do ta refuzojë interpelancën ndaj Kostadinovskit
- Operacioni “Defender Europe 2025” në Shqipëri, pamje spektakolare nga stërvitja në Durrës
- Komuna Çashkë: Policia i sekuestron një personi armë të gjata gjysmëautomatike dhe municione për gjueti dhe qitje sportive