Rrjeti telemetrik sizmologjik i Maqedonisë, me stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup, pasditen e sotme më 3.11.2024 regjistroi një seri tërmetesh me epiqendra në territorin e Greqisë.
Sipas të dhënave të deritanishme të cilat i disponon observatori, dy nga tërmetet janë ndjerë në territorin e Maqedonisë, si vijon:
Tërmeti në orën 18:03 me magnitudë locale 5.1 shkallë sipas Rihterit është ndjerë nga popullata në Gjevgjeli dhe Strumicë me intensitet III – IV sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane, dhe në Veles dhe Shkup me intensitet III sipas të njëjtës shkallë.
Tërmeti në orën 18:06 me magnitudë lokale 3.8 shkallë është ndjerë nga popullata në Gjevgjeli, Strumicë, Manastir dhe Kavadar me intensitet III sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.
Data 22.12.2025
Aktuale
- Berisha publikon denoncimin: Djali i banditit dhunoi nxënësit e një shkolle duke iu thyer pjatat në kokë, policia mbulon krimin
- TAV del me informacione të fundit lidhur me trafikun ajror
- Zejd Rexhepi uron 21 Dhjetorin – Ditën e Arsimit Turk në RMV
- Në Shkup u organizua pritje me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit Turk në vend
- MPB apel drejtuesve të automjeteve: Kujdes për shkak të mjegullës
- Ademi zotohet për forcimin dhe avancimin e mëtejshëm të BDI-së
- Kanabisi mjekësor, vendimi i Trump hap mundësi të reja por edhe debat në Maqedoni
- Nazim Avdiu humbi jetën në aksidentit të sotëm tragjik në autostradën Beograd-Nish


