ZGJEDHJET E DYFISHTA 2025
Një tjetër konfirmim se bizneset e lojërave të fatit kanë ndikim serioz mbi politikat e BDI-së. Blofet e pokerit të Ahmetit nuk duhet të merren seriozisht. Koalicioni VLEN i përcjell Ahmetit që, në vend që t’i inkurajojë ish-funksionarët e frikësuar me kërkesa të rreme për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, të fokusohet në reforma të brendshme kadrovike dhe programore.
“Gjithsesi, nëse me të vërtetë dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, së pari le të dorëzojë një garanci me shkrim se, kur të humbasë, do të largohet nga politika, në mënyrë që të mos harxhojmë paratë e popullit për problemet e Ahmetit dhe Selës për të parandaluar shpërbërjen e të ashtuquajturit front të tyre” – tha VLEN.
BDI u reformua me ikjen e Izet Mexhitit, zgjedhje për ta ndal poshtërsimin e shqiptarëve – kundërpërgjigjen nga partia e Ali Ahmetit.
BDI, sic thuhet në reagim, ka treguar në praktikë se reformat më të mëdha dhe të thella ndodhin kur elementët e kriminalizuar largohen vetë nga partia, kurse sipas tyre, aktivitetet kriminale të Izet Mexhitit nuk kishin hapësirë dhe nuk mund të prosperonin më brenda BDI-së sepse, sic thonë, nuk e kalonin vetingun partiak e shtetëror.
Sipas integristëve, Shembulli më i qartë është largimi, sic thonë, i kryebosit të krimit urban dhe shërbëtorit të industrisë së bixhozit, Izet Mexhiti, të cilit BDI-ja në komunikatë ia mvesh nofkën “Mega Ëin”.
“Ata që duhet të bartin përgjegjësi janë në kuadër të Qeverisë, i keni në krah të djathtë, dhe ju i “reformuat” nga kriminel në xhentëllmen. Të gjithë ata u zotuan publikisht në muajin maj që po që se humbasin një votë më pak, do të dorëhiqen nga partitë e tyre, por nuk e mbajtën fjalën. Njejtë, u zotuan që nëse nuk ndryshohet kushtetuta për 6 muaj, do të largohen nga qeveria, prap gënjyen. Vetëm zgjedhjet e përbashkëta e ndalojnë këtë pandemi të gënjeshtrave, dështimeve dhe poshtërsimit të shqiptarëve nga vazalët e ditës së sotme, prandaj mos u frigoni dhe ejani të matemi” – thonë nga BDI.
Ata që sulmojnë BDI-në me komunikata të shkruara nga pronarët e tyre VMRO DPMNE dhe të përkthyera në shqip, sipas integristëve, duhet të kuptojnë se përpjekjet e tyre janë të destinuara të dështojnë përballë vendosmërisë për integritet dhe progres.