Të premten në mbrëmje Haraçina ka qenë përsëri vend i të shtënave. Dy persona, babë e birë janë qëlluar me armë zjarri nga dy persona të tjerë nga një automjet në lëvizje. Babai 50 vjeçar ka vdekur në spital nga plagët e mara, ndërsa I biri 19 vjeçar po lufton me jetën. Njëri nga personat që ka gjuajtuir në drejtim të tyre jozyrtarish meret vesh se ka qenë baxhanaku I të ndjerit. Njëri nga sulmuesit është arrestuar nga policia, ndërsa tjetri është në kërkim.
Prokuroria informoi se po merren masat për zbardhjen e rastit.
PROKURORIA PUBLIKE THEMELORE-SHKUP
“Po ndërmerren të githë veprimet për zbardhje të rastit. Nga vendi i ngjarjes janë marrë gjurmë dhe materiale dëshmuese, janë siguruar dhe po kontrollohen xhirimet ngakamerat përreth. Informatat fillestare tregojnë për moszgjidhjen debitoro-kreditore si motiv i mundshëm i kryerësve, prej të cilëve njëri është privuar nga liria, ndërsa tjetri po kërkohet”.
Ndërkaq, nga Qendra Emergjente “Nënë Tereza”Shkup ku u dërguan mbrëmë babë e birë konfirmuan se babi 50 vjeçar nga plagët e marra ka humbur jetën ndërsa i biri i tij 19 vjeçar është në gjendje të rëndë.
QENDRA EMERGJENTE “NËNË TEREZA”
“Për shkak të seriozitetit të gjendjes së pacientit 50-vjeçar, menjëherë është kryer reanimacioni, por fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e ekipeve mjekësore kujdestare, ky pacient ka ndërruar jetë.”
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme dje në mbrëmje nga Qendra Emergjencës “Nënë Tereza” në SPB Shkup është denoncuar se me lëndime nga armë zjarri janë sjellë S.A. dhe A.A. nga Haraçina. Sipas denoncimit, drejt tyre është shtënë me armë zjarri nga ana e dy personave të cilët kanë qenë me automobil “Audi”.
Merxhane Iseni /SHENJA/