Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi sot në konferencë për media në
Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës prezantoi rezultatet e shportës konsumatore të vjeshtës.
Ju fjalimi i tij:
Shporta e vjeshtës si masë që ne e miratuam në fund të shtatorit tashmë me ditën e
djeshme ka përfunduar. Masa u zbatua me sukses dhe sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë i dha
rezultatet e pritshme. E miratuam këtë masë për të mbrojtur qytetarët në një kohë kur ka rritje të çmimeve të produkteve themelore ushqimore , kryesisht gjatë festave, respektivisht për të
stabilizuar çmimet dhe për të parandaluar rritjen e tyre të menjëhershme. Kështu edhe ndodhi, me masën arritëm të mos lejojmë rritje të menjëhershme të çmimeve të produkteve themelore ushqimore, por stabilizimin dhe uljen e tyre në segmente të caktuara.
Analizat tona që i kemi shpërndarë tregojnë se çmimet e produkteve nga shporta konsumatore e vjeshtës janë ulur mesatarisht nga 5% deri në 10%, me ç’rast te disa produkte ulja e çmimeve është e vogël, ose nuk ka ulje fare (si p.sh. buka, vaji për ushqim dhe qumështi), derisa te produktet tjera e njëjta është dukshëm më e lartë (si p.sh. mishi, perimet dhe produktet e qumështit (djathi dhe kaçkavalli). Sigurisht, siç e dini, kemi pasur vërejtje për këtë masë nga pjesa më e madhe e
tregtarëve dhe disa nga shpërndarësit, por gjithsesi i dha rezultatet që i prisnim, meqë mbrojtja e standardit jetësor është prioriteti ynë. Të dhënat tona tregojnë se të shprehur në aspektin e kursimeve në para për një familje katëranëtarëshe, në nivel mujor kursimet nga marzhet e kufizuara dhe çmimet e ulura të disa prej produkteve është në 1.360 denarë për familje, në varësi të mënyrës së ushqyerit, si dhe zgjedhjes së tregjeve ku blihet ushqimi.
Kjo konfirmohet nga të dhënat e Sindikatave nga shporta e tyre sindikale, ku në tetor në pjesën e ushqimit dhe pijeve është ulur për 935 denarë. Kjo tregon se masat e qeverisë, të cilat janë aktualisht në fuqi, kanë dhënë rezultate dhe çmimi i ushqimeve për një muaj është ulur. Ulja e përgjithshme e shportës sindikale të tetorit është 57 denarë, por këtu e përfshin edhe qiranë. Në periudhën e ardhshme, siç paralajmëruam, do të ketë shportë të Krishtlindjes, të Ramazanit, të Pashkëve. Këto shporta do të kenë përbërje të ndryshme të produkteve, në varësi të asaj se çfarë shpenzohet më shumë gjatë asaj periudhe dhe në dialog me prodhuesit dhe me tregtarët, këtë masë do ta krijojmë në mënyrë që të jetë në interesin e të gjithëve dhe të jetë lehtësisht e zbatueshme.
Se çfarë modeli do të zgjedhim do të varet nga propozimet që do t;i marrim, e sigurisht duhet të merret parasysh se në marketet gjatë festave ka ulje dhe aksione të produkteve të caktuara, kështu që do të shohim se si do të mund të përfshihen në shportat e ardhshme. Ajo që është me rëndësi të them është se kjo masë, respektivisht shporta nuk do të zgjasë më shumë se një muaj. Respektivisht, janë parashikuar me afat më të shkurtër të kohëzgjatjes nga 15 deri në maksimum 30 ditë.
Pres që nga fillimi i muajit të ardhshëm të ketë ulje shtesë të çmimeve sepse, siç e dini,
një muaj më parë filloi zbatimi i Ligjit për praktikat e padrejta tregtare dhe presim që me
rezervat e reja të produkteve në tregje të ketë çmime të reja më të ulëta. Nga sot, masa e marzheve të ngrira nuk është në fuqi, pres që të mos ketë rritje të çmimeve nga tregtarët. Nëse kjo ndodh, respektivisht, nëse vjen deri te rritja e pakontrolluar e çmimeve pa asnjë bazë, atëherë Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të ndërmarrë të gjitha masat që i ka në dispozicion dhe do të marrim vendime më rigoroze për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve.
Data 26.12.2024
Aktuale
- E konfirmon Shqipëria: Artan Grubi nuk ka pasaportë shqiptare
- Aksident në Korçë! Një kalimtar me skuter bllokohet poshtë një automjeti, ja detajet
- ISHT: Çmimet e produkteve nga “Shporta e Vitit të Ri” janë ulur për 10 për qind
- Dimitrovska: Nuk ka konflikt interesi në rastin e anëtares së KSHPK-së dhe drejtorit të ASK-së, lëndët shpërndahen në mënyrë elektronike
- Turqia, investitori kryesor në Shqipëri! Vlera shkon në 58 milionë euro
- (VIDEO) Për katër vjet besimtarët dhuruan për vakëf 132. 850 metra katror tokë
- Prej sot certifikata e shtetësisë do të mund të merret online në çdo kohë
- Si dashuria transformon burrat për gratë që duan