Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe njëherit edhe kryetar i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, thotë se kryetari i Strumicës Kostadin Kostadinov, nuk do ta braktis BNJVL-në, por do të vazhdojë të mbetët në këtë bashkësi. Gorgjievski shprehet i prerë se në BNJVL nuk ka ndarje e as largim të askujt, ndërsa shtoi se nuk do të lejojnë që politika të përzihet.
ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I BNJVL-SË
“Unë nga fillimi i kam dhënë mundësi vet procesit dhe prandaj nëse më keni ndjekur që nga fillimi, asnjiher me asnjë fjalë nuk kam reagur, kam lënë hapsirë që të ulemi dhe të bisedojmë, sepse në fund të ditës të gjithë jemi njerëz. Por, ashtu sip mendova, ashtu doli në fund, së bashku me konsulltime me më shumë udhëheqës të Bordin Drejtues, bëhet fjalë për reagim të shpejtuar nga ana e dy kolegëve të mi, të cilët, ja, kemi arritur ti kalojmë, i kemi shtrirë duart, unë absolutisht rri mbas secilit koleg timit”.
Ndërkaq, i pyetur se a është ligjore që 4 kryetarët e komunave shqiptare që udhqihen nga koaliconi VLEN, do ta përkrahin financiarisht Akademinë e Arteve dhe Shkencës shqiptare, Gjorgjievski tha se këtë çështje do ta diskutojnë në seancën e radhës të BNJVL-së dhe do të dalin me qendrim. Megjithatë, ai tha se në vend ka vetëm një Akademi.
ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I BNJVL-SË
“Përgjithësisht kemi ASHAM në shtet, ky është qendrimi im dhe nuk shoh arsye për të hapur tema të tilla. Ne jemi në shekullin 21, duhet të shkojmë përpara, kemi probleme që duhet ti zgjedhim për qytetarët tanë, duhet të gjithë ta kemi prioritet që ta ruajmë atë, t’ju sigurojmë kushte më të mira për jetë, luftë kundër korrupsionit, më shumë demokraci etj”.
Gjorgjievski madje dërgori porosi, siç tha, vendi nuk ka nevojë për përçarje nga të cilat askush nuk do të shohë asgjë.
Samir Mustafa /SHENJA/