Strategjia deri në vitin 2050, hartimi i së cilës javën e kaluar e paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski, është i veçantë, dokument plotlsisht ndryshe nga Strategjia kombëtare të zhvillimit (SKZH) për periudhën 2024 – 2044, tha pasdite zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor, Ane Lashkoska.
Lashkoska, e cila para deputetëve në kuadër të seancës së 17-të kuvendore e elaboroi SKZH-në, u bëri thirrje deputetëve të LSDM-së që të marrin pjesë në hartimin e strategjisë që e paralajmëroi Mickoski, pasi që Dimitar Kovaçevski pyeti nëse është kjo vetëm vazhdim gjashtëvjeçar i SKZH-së ose diçka tjetër.
“Para disa ditëve Mickoski paralajmëroi strategji deri në vitin 2050, ndërsa ne sot, 120 deputetë pajtohemi për strategji zhvilimore, në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë. E ftojmë thënë kushtimisht, opozitën, që të marrë pjesë në hartimin e strategjisë deri në vitin 2050. A janë ato gjhashtë vite shtesë?, pyeti Kovaçevski, i cili paraprakisht dha mbështetje të plotë të SKZH-së.
Kësaj i është përgjigjur Lashkovska, e cila shprehu keqardhjen që Kovaçevski po tenton të keqpërdor, siç tha ajo, thirrjen e kryeministrit.
“Më vjen keq që po përpiqeni të shpërdoroni thirrjen e Mickoskit, gjegjësisht ta çoni në një drejtim tjetër. Është një dokument krejtësisht tjetër. Ju ftojmë të merrni pjesë në përgatitjen e tij. Strategjia do të trajtojë tërësisht prioritete të tjera që nuk mbulohen nga SKZH-ja dhe që ju si qeveri i keni anashkaluar. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të arritur një konsensus për çështjet kombëtare dhe politikën e jashtme dhe do të konsultohemi me mendjet më të mira në vend për të përcaktuar rrugën që do të ndjekim në vitet e ardhshme. Shpresoj se do të merrni pjesë në ndërtimin e konsensusit kombëtar dhe në ndërtimin e politikës sonë të jashtme”, tha Lashkovska.
Kovaçevski u përgjigj shkurt se vetëm ka pyetur.
“Ju dhatë një përgjigje që do të duhet të dëgjohet edhe dy herë për të arritur te thelbi që do të bëhet në vitet në vijim. Kjo është një strategji plotësisht gjithëpërfshirëse dhe shpresoj që ajo e propozuar nga Mickoski të jetë po aq gjithëpërfshirëse sa kjo”, tha Kovaçevski.
Pasditen e sotme Kuvendi me 70 vota “pro”, një kundër dhe asnjë abstenim miratoi Strategjinë kombëtare të zhvillimit për periudhën 2024 – 2044.