Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka deklaruar se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti do të duhet të sillet si opozitë dhe të punojë në reformimin e partisë.
Ai është shprehur si i vjen keq që Ahmeti pas katër muajve nuk e ka kuptuar se është në opozitë dhe se duhet të sillet si opozitë.
“Kjo nënkupton reformimin e partisë së tij, ai edhe më tutje sillet si një fëmijë llastuar, ku sipas tij të gjithë të tjerët janë fajtor, ndërsa vetëm ai vetë jo dhe njerëzit rreth tij që e sollën në opozitë nuk janë fajtor. Unë do i kisha sugjeruar që të bëjë një riformatim të mirë të partisë dhe të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme”, tha Kasami, duke komentuar letrat që Ali Ahmeti u ka dërguar ndërkombëtarëve.
Kasami tha se po vazhdojnë me realizimin e projekteve në interes të qytetarëve dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve, ndërsa Ahmeti ka kohë të shkruaj letra ndërsa përgjigjen do ta marrë në zgjedhjet e ardhshme.
Data 30.05.2025
Aktuale
- Britania i bën thirrje Kosovës: Të vendoset drejtësia dhe të formohet sa më shpejt qeveria e re
- Kocevski: Hetimi për tragjedinë e Koçanit ka përfunduar, nesër fillon shqyrtimi i provave nga mbrojtja
- Tripunovski: Sektori i bujqësisë ka një zhvendosje serioze pozitive
- Gjykata e Durrësit detyron familjen e viktimës të ‘ndajë shkallët’ me vrasësin, Vetting zbulon pengesën e sekretares për ankimin në Apel
- Taravari: VMRO-DPMNE i bën presion VLEN-it për kandidatin e Strugës
- Taravari: Unë s’kam asnjë marrëveshje me Ali Ahmetin, por Azir Aliu ishte kanali i parë i komunikimit me të
- Hoxha: Analiza e thellë e qasjes dramatike të Kurtit në energji
- Ekzekutimi i Halil Kokës nga fqinji i tij, Gjykata e Durrësit nuk lejon nënën dhe nipin të shesin banesën! Të ‘detyruar’ të jetojnë një pallat me vrasësin