Pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes në janar të këtij viti mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës, për ndërtimin e përbashkët të rrugës Prizren – Tetovë, përbërja e kaluar qeveritare nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet për këtë. Kështu të paktën pretendon ministri aktual i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski. Ai thotë se rruga magjistrale Prizren – Tetovë do të ndërtohet me një projekt të mirë, me sigurimin e financimit dhe me kontraktor të zgjedhur, për çka ai tha se, veç më janë në kontakt me palën kosovare.
“Atë që unë e kam bërë së bashku me drejtorin e NP Rrugë Shtetërore kemi kontaktuar me Qeverinë e Kosovës që bashkërisht të përgatisim projektimin e asaj rruge, ku gjithashtu duhet të ketë tunel, që të përgatisim projekt, të përgatisim dizajn të përbashkët dhe në bazë të kësaj, pas kësaj, të kërkohet financim dhe të kërkohet kontraktor. Në këtë moment, për atë rrugë nuk është siguruar as projekt, as financim, as kontraktor ndërsa qeveria e kaluar, ose BDI për të qenë më konkret e prezantoi sikur të fillonte nesër”, ka deklaruar Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve. /SHENJA/
Data 22.12.2025
Aktuale
- Mexhiti: Kongresi i BDI-së i ngjante një kongresi komunist- apo pas Titos Tito!
- Taravari: Më 11 janar do të rikonfirmohet fitorja e Valbon Limanit në Gostivar
- Mucunski: Nuk do të pranojmë migrantë, as azilkërkues të refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar
- Luma: Sekretari i VMRO-së në Kongres, sinjal për bashkëpunim me BDI
- Hedhja e molotovëve drejt kryeministrisë pas protestës kombëtare, policia shoqëron 10 persona në Komisariat
- Babagjyshi dhe superherojtë e filmave vizatimor shpërndanë pako fëmijët e shtruar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup
- Vrapçishti, AKI nis fushatën: Taravari dhe Ahmeti në mbështetje të Shabanit
- Mexhiti takoi në sheshin Skenderbe kryediplomaten shqiptare, Spiropali


